- Përbërësit
- 220 gr miell
- 110 gr margarin
- 50 gr sheqer pluhur
- 1 e kuqe e vezës
- lëvorja e një portokalli…
- pak kripë
- pak pluhur per pjekurina
Përbërësit
- Për fillin me qokoladë:
- 600 ml qumësht
- 2 pudinga qokolade
- 6 lugë sheqer
- 50 gr qokoladë e zezë
- 50 gr margarin Përbërësit për glazurën me portokall:
- 300 ml lëng portokalli
- 2 lugë sheqer
- 3 lugë nisheste
Përgatitja: Përziejmë miellin,sheqerin pluhur,kripën dhe lëvoren e portokallit.Margarinën e coptojmë në copë të vogla dhe ia shtojmë brumit.E mbështjellim me foli (plastike) dhe e lejmë në frigorifer 30 minuta. Pas 15 minutave e marrim brumin dhe e qesim në tepsi të lyer me yndyrë ,e shpojmë me pirun dhe e shtijmë në furrë të piqet rreth 15 minuta në temperaturë 170*C. Deri sa të ftohet përgatisim fillin. Pudingun dhe sheqerin i përziejmë me pak qumësht,ndersa qumështin tjetër e qesim të vlojë .Kur vlon qumështi atë her e qesim pudingun dhe e ziejmë si qdo puding tjetër.E largojmë nga zjarri dhe i qesim qokoladën dhe margarinën.Këtë masë e qesim mbi torten e pjekur,e lejmë të ftohet pak pastaj e shtijmë në frigorifer. Deri sa të ftohet përgatisim glazurën.Sheqerin dhe nishesten e përziejmë me pak lëng portokalli,ndersa pjesën tjetër të lëngut e qesim të vlojë.Kur të vlojë lëngu e qesim nishesten dhe e ziejmë deri të trashet.Këtë masë e qesim mbi masën me qokoladë e lejmë të ftohet pastaj e shtijmë në frigorifer qe të forcohet glazura.